Si pasojë e reshjeve të shiut, magjistralja Prishtinë – Ferizaj ka filluar të bllokohet nga niveli i madh i ujit.
Meto Ballkan ka publikuar pamje ku shihet gjendja në këtë magjistrale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona mund të ketë vërshime.
IHMK ka njoftuar se moti pritet të stabilizohet pas datës 20 qershor.