Shqipëria dhe Moldavia përballen sonte me fillim nga ora 20:45.
Kuqezinjtë kërkojnë vetëm pikët e plota në ‘Air Albania’, në misionin e madh të kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Shqipërisë së Sylvinhos pas humbjes me Poloninë i duhet fitorja në shtëpi, mision aspak i lehtë, mjafton të kujtosh se ishin moldavët ata që ndalën në barazim Çekinë kryesuese të grupit.
Drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në ‘Air Albania’.
“Po, mund të konfirmojmë se të gjitha biletat e ndeshjes së sotme janë shitur”, tha Verçani.