Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka nodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet e ditur se K.L duke drejtuar motorin e tij, ka përplasur në afërsi të Teg-ut një person ende të paidentifikuar që ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.