Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve

Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tre ditët e fundit, janë arrestuar tre persona për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla, ka theksuar se nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.

Shkrimi i plotë:

“Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.

Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, shkroi Sveçla. /Gazeta Enigma

Related Articles