Gjilan: Tejkaloi shpejtësinë, dënohet me 300 euro vozitësi

Gjilan: Tejkaloi shpejtësinë, dënohet me 300 euro vozitësi


Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan i ka shqiptuar gjobë një qytetari në vlerë të 300 eurove për shkak se e kishte tejkaluar shpejtësinë, raporton Gazeta Enigma.

Personi në fjalë ishte duke vozitur 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.

Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurove, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

Personi në fjalë ishte duke vozitur 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.

Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurove, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles