Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin e fshatit Llukë e Epërme në Deçan, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se personi që është lënduar është rreth 20-vjeçar dhe i njëjti tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Akoma nuk dihet se kush e ka shkaktuar aksidentin dhe cilat janë detajet e rastit, por tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.