Eksperti i sigurisë ka dyshime se po planifikohen incidente gjatë “Vidovdanit” në Graçanicë

Eksperti i sigurisë ka dyshime se po planifikohen incidente gjatë “Vidovdanit” në Graçanicë

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka komentuar zhvendosjen nga Gazimestani në Manastirin e Graçanicës të ceremnonisë tradicionale të Vidovdanit, siç njihet në Serbi si dita përkujtimore e Betejës së Kosovës e vitit 1389.

Musliu ka vlerësuar së një gjë e tillë u bë me qëllim që të pamundësohet veprimtaria e Policisë së Kosovës.

“Të zhvendosët nga një vend që mund të kontrollohet dhe të filtrohen njerëzit që do të marrin pjesë të zhvendoset në një vend aq të ngushtë në një rrugicë 150 metra ku do të mblidhen mijëra do të pamundësohet veprimtaria e Policisë. Ka plane për incidente dhe pritet që polica do të provokohet.” – ka thënë Musliu në RTV Dukagjini.

“Është dashur të reagohet menjëherë, se kush është i prift që vendos se ku do të mbahet një tubim, është vetëm një prift shpirtëror, nuk ka lidhje me atë çka ndodhë në terren. Mund të kenë incidente ndërmjet vete. Kundër çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve janë unik.” – shtoi Musliu.

Related Articles