Zllatarë: Gjuajtje me armë zjarri, lëndohen dy persona- njëri prej tyre u vetëplagos

Pasditen e sotme është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasojë e përleshjes fizike dhe gjuajtjes me armë zjarri, një person dyshohet se është vetëplagosur kurse një tjetër ka mbetur i lënduar nga përleshja.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë”, tha ajo.

Tutje Ahmeti ka shtuar se “menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”, ka theksuar ajo.

“Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Related Articles