Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se mbrëmë në orët e vona nga person/a të dyshuar është sulmuar me granatë dore objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut.
Bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar disa dëme materiale.
“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv
Bëhet e ditur se dëme materiale kanë pësuar dy vetura të policisë, ndërsa rasti është iniciuar si “kryerja e veprës terroriste”.
“Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.