Presidentja hungareze për lirimin e tre policëve kosovarë: Hungaria ndihmon ku mundet

Presidentja hungareze për lirimin e tre policëve kosovarë: Hungaria ndihmon ku mundet

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka reaguar për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin në paraburgim në Serbi.

Edhe presidentja hungareze njësoj si kryediplomatja e këtij vendit, ka pretenduar se Hungaria ka ndihmuar në lirimin e tre policiëve kosovarë.

Novak ka shkruar në Twitter se lirimi i tre policëve është veprim i mençur i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Tre policët e Kosovës u liruan të martën për tu mbrojtur në liri nga Gjykata e Kralevës.

Ata ishin rrëmbyer në territorin e Kosovës javë më parë.

Për lirimin e tyre kryeministri Albin Kurti, i ka falënderuar për angazhimin ShBA-në, vendet e BE-së dhe Shqipërinë.

Related Articles