Një aksident me tetë të lënduar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Provoli të Kaçanikut.
Kështu njoftoi para pak çastesh Policia e Kosovës përmes raportit zyrtar.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se nga aksidenti i veturave që drejtohej nga dy meshkuj kosovarë, janë lënduar katër meshkuj e katër femra.
Pas trajtimit mjekësor, të lënduarit janë liruar.
“Fsh. Provoli, Kaçanik 30.06.2023 – 14:41 Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 4 femra kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.