Javët e fundit, ish kryetari i Kukësit dhe afera e tij seksuale në zyrat e komunës është temë diskutimi në shumë debate që po zhvillohen në mediat e Tiranës.
Në debatin e mbrëmshëm te “Të Paekspozuarit”, gazetari i njohur Artan Hoxha deklaroi se nuk ka qenë e lehtë të krijojsh kontakt me Safet Gjicin.
Hoxha theksoi se edhe lojtarët e KF Kukësi nuk kishin mundësi të takonin Gjicin edhe pse ai ishte pronar i klubit.
Gazetari Artan Hoxha për ta bërë një paraqitje më të sakt të natyrës së ashpër të Safet Gjicit e potencoi një rast kur disa minuta para përfundimit të ndeshjes ne Vjen në ndeshjen Austria Wien – Kukesi pasiqë sulmuesi Izair Emini e goditi shtyllën dhe nuk shënoi, Gjici e ka lënë tërë skuadrën e Kukësit pa dark në Hotel Marriot pas përfundimit të ndeshjes!