Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video tjetër, ku sulmohet opozita, derisa në fund të videos shfaqet Kurti duke thënë “me koordinim a pa koordinim?”.
Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.
“Qytetarët nuk janë të izoluar, por hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit”, thuhet ndër të tjerash në video.
“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njejtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja.”, thuhet në postim.