Përveç ezanit, në xhaminë Bedri Kamberi në kryeqytet të martën u dëgjua edhe himni amerikan.
Ai po e shoqëronte ngritjen e përkohshme të flamurit të këtij shteti si simbolikë për 247 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky veprim që mëton të bëhet traditë, për imamin e kësaj xhamie është plot kuptim.
Për dikë që kësi nderimi bëri gjithnjë, nuk e sheh me vend që asnjë nga institucionet kosovare nuk po e shënojnë këtë ditë.
Organizimet nën ombrellën e shtetit, sipas kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tregojnë seriozitet sidomos tash pas situatës në veri.
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte thënë javën e shkuar në Rubikon se pavarësisht dallimeve në qëndrime, kishin ftuar Qeverinë e Kosovës në kremten e përvjetorit të sivjetmë.