Identifikohen dy të dyshuarit për sulmin ndaj 42-vjeçarit në Prishtinë

Identifikohen dy të dyshuarit për sulmin ndaj 42-vjeçarit në Prishtinë

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Të dyshuarit në shumë raste arrijnë të ikin, por shpesh pas veprimeve hetimore ata kapen.

Kështu ka ndodhur edhe me dy të rinj, të cilët po shijonin lirinë nga arratia që më 30 qershor. Ata po kërkoheshin pasi dyshohet se kanë rrahur një 42-vjeçar.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Granit dhe Argjend Bajqinofci, të cilët tashmë janë arrestuar.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit në stacion policor, Graniti ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe Graniti është dërguar në mbajtje, ndërsa Argjendi do të hetohet në liri.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles