Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet një sasi e lëndëve narkotike

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet një sasi e lëndëve narkotike

Një aksion policor është zhvilluar sot në fshatin Mazgit dhe në Obliq, ku u arrestuan tre persona dhe u konfiskuan një sasi e lëndëve narkotike.

“Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

 Dhjetë paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshe të përgjithshme 672.1 gr.,

 Dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gr.,

 Dy peshore digjitale,

 Një armë (revole),

 Para të gatshme 1940 euro,

 Një fletore me shënime dhe katër telefona celular.

Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me

aktvendim nga prokurori, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Related Articles