Nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës, disa motoristë.
Ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit, shkruan KP.
Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.
Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.