Nuk ndalet vala e lëkundjeve nga tërmeti në Greqi, ku për të dytën ditë radhazi Greqia tronditet nga një tërmet tjetër me magnitudë 5 të shkallës Rihter.
Nga të dhënat që raportona qendra Europiane Mesdhetare e Tërmeteve mësohet se tërmeti ra rreth orës 18:06 me orën lokale.
Epiqendra e tij ishte 20 km nga Patria dhe 13 km nga Aígio në Greqi.
Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Dy ditë më parë Greqia u trondit nga një tjetër tërmet më magnitudë 4.6 të shkallës rihter.