Lajçak dhe Palmer nisin takimet në Beograd, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Palmer nisin takimet në Beograd, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ka nisur takimet e tij në kuadër të vizitës në Beograd, pas asaj në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.



Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, me të cilin kanë diskutuar për dialogun.

“Fillova vizitën time në Beograd duke u takuar me Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për herë të parë”.

“Ne patëm diskutime të dobishme dhe konstruktiv në lidhje me dialogun dhe rëndësinë e tij për të ardhmen e Serbisë në BE”, ka shkruar Lajçak. Në këtë takim ishte edhe Mattew Palmer, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor./Gazeta Enigma/

Related Articles