Temperatura ekstreme – Ky është moti për sot

Temperatura ekstreme – Ky është moti për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë  ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.

Related Articles