Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar për dështimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me ç’rast ka adresuar disa akuza kah partitë opozitare, raporton Gazeta Enigma.
Ajo më pas është shprehur se nuk shohin telashe në Kuvend, përveç, siç u shpreh ai, ato që po i krijon opozita, siç i quajti ajo, të paqena, përcjell Klankosova.tv.
“Ne nuk shohim se ka telashe në Kuvend, përveç ato që po i krijon opozita, të paqena. Puna jonë me pozitën, apo me numrin e shumicës së thjeshtë do të vazhdojë. Sesioni pranveror vazhdon punën deri në fund të korrikut dhe pastaj në gusht do të shkojmë në pushim, si çdo vit tjetër, siç është e paraparë edhe me rregullore të Kuvendit”, është shprehur Kusari-Lila. / Gazeta Enigma.