Relaks pas publikimit të përgjimeve: Kolegët e VV-së i qëndrojnë afër Kusari-Lilës

Relaks pas publikimit të përgjimeve: Kolegët e VV-së i qëndrojnë afër Kusari-Lilës

Tema kryesore në Kosovë orëve të fundit janë përgjimet e publikuara nga Nacionale. Aty dëgjohet shefja e deputetëve të VV-së teksa bisedonte me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Edhe pse Kusari-Lila në një deklarim për EO e mohoi bisedën me Milan Radojiçiqin, ajo në përgjime e konfirmon. Thotë se ka biseduar “2-3 minuta”.

E krejt kjo situatë duket se ka mobilizuar grupin parlamentar të VV-së. Jo për të kërkuar përgjegjësi, por për t’i qëndruar afër deputetes Kusari-Lila.

Para vazhdimit të seancës së Kuvendit, asaj i kanë shkuar me radhë disa kolegë të partisë. Duke nisur nga Salih Zyba, Adnan Rrustemi, Fjolla Ujkani e të tjerë.

Related Articles