Arrestohet zyrtari që iu ndihmoi dy personave të transportonin dru ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Arrestohet zyrtari që iu ndihmoi dy personave të transportonin dru ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar ditën e sotme një person i cili dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zytare”.

Sipas njoftimit, me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka zhvilluar veprime hetimore ka kapur në flagrancë zyrtarin A.Z., duke u mundësuar dy transportuesve që në mënyrë të kundërligjshme të transportojnë dru të cilat dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Personat me inicialet I.M., dhe J.A., pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa zyrtari është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, (DHKEK) konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ka zhvilluar veprime hetimore, duke arritur të sigurojë dëshmi të arsyeshme se i dyshuari A.Z., duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke keqpërdorur detyrën zyrtare, u ka mundësuar personave/transportuesve I.M. dhe J.A., që në mënyrë të kundërligjshme të transportojnë dru të cilat dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare personi A.Z., kishte damkosur drunjët si dhe kishte lëshuar fletë përcjelljet në mënyrë ilegale.
 
Personat I.M dhe J.A. pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq i dyshuari A.Z. me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me ligjin.

Related Articles