Deputetja Kica: Askush në VV nuk guxon të flasë me askënd pa bekimin nga lart

Deputetja Kica: Askush në VV nuk guxon të flasë me askënd pa bekimin nga lart

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili ka vazhduar me komentimin e audio incizimeve të bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.

Kica – Xhelili, e cila është shkëputur nga Grupi Parlamentar i VV-së vitin e kaluar, ka shkruar se Kusari është vetëm ndërmjetësuese e bisedave me zyrtarët e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe Milan Radojciq. Sipas deputetes, askush në grupin e VV-së nuk guxon të flasë me askënd pa e pasur “bekimin nga lart”.

Postimi i plotë:

O jo, jo. E keni huqë!

Nuk jeni taku “veç me Listën Serbe” por keni folë me Radojçiçin, që është futur në listën e zezë të SHBA-së, dhe atë PASI që e kanë futur. Jo një por DISA herë!

Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh.

Nuk ju shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse ju e keni sabotuar të tashmën e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave.

Besa s’e keni huqë hiç. Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur. Prandaj krejt ky panik!

Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart’.

Related Articles