Abdixhiku: Kam frikën se një vit nga sot nuk do të flasim për Asociacion, do të flasim për autonomi territoriale

Abdixhiku: Kam frikën se një vit nga sot nuk do të flasim për Asociacion, do të flasim për autonomi territoriale

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ka frikë se pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet mëpër Asociacion, por për autonomi territoriale.

“Neni 7 flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, e vetëmenaxhimi është shumë më tepër se
Asociacion. Kam frikën se sot gjendemi në një situatë në terren në veri që favorizon autonominë terrritoriale të serbëve atje. Kam frikën se një vit nga sot me ksi politika ne nuk do të flasim për Asociacion, do të flasim për autonomi territoriale. Për atë draftin e parë që ishte prezantuar nga ekipi serb në qeverisjen Kurti që nuk ishte shkarkuar me kohë dhe ishte një federalizim i Kosovës. Kam frikën se me gabimet tona strategjike si vend ne po futemi në një rrugë të pariparueshme që më pas nuk na duhet as qeverisja as pushteti sepse do të jetë vështirë të dalim nga ajo siituatë”, tha Abdixhiku për “Click” në RTV21.

Ai tutje tha se misioni i tij është që Kosovën ta bëjë anëtare të NATO-s.

Ndërsa sa i përket parandalimit për një vetëmenxhim, kryetari i LDK-së tha se po veprojnë, por jo me Kurtin.

Related Articles