Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ka shumë dallim në mes përgjimeve ku është përfshirë ajo, dhe atyre “Pronto”, që ndodhën disa vite më parë.
Sipas Kusari-Lilës, përgjimet e “Prontos”, kanë qenë të autorizuara, pasi janë bërë nga vetë Prokurroia e shtetit.
“Ndërkaq në këto përgjime kemi të bëjëm incizim në formë shantazhi. Unë do të ushtroj padi ndaj Simiqit, por edhe ndja Berat Buzhalës”, ka thënë DPT te Fidani.
Ajo ka thënë se përgjimet kanë qenë të edituara, duke thënë se ka pasur edhe elemente kur ia ka treguar derën Simiqit.
Tutje, ajo ka deklaruar se “kush mendon se ka ardhur dita e gjykimit për mua dhe Vetëvendosjen gabon”