Mitrovicë: 40-vjeçari gjendet i varur në shtëpi, ky është ideniteti i tij

Mitrovicë: 40-vjeçari gjendet i varur në shtëpi, ky është ideniteti i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Tahiri në Vaganicë të Mitrovicës, ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje një 40-vjeçar.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Hazir Tahirin, 40-vjeçar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij  dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.

Related Articles