Derisa seanca plenare në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar me tensione, dikush prej deputetëve është duke e festuar ditëlindjen.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka shkrepur një fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe atë e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
“Një ditëlindje e jashtëzakonshme e imja. Ju faleminderit për urimet”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se e gjithë kjo po zhvillohet në një ditë kur pati edhe përleshje fizike ndërmjet disa deputëtëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të pushtetit.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë duke kërkuar që të ndërpritet kjo seancë për të vazhduar një ditë tjetër.
Mirëpo kryetari i Kuvendit, nuk është duke i përfillur këto kërkesa të dy partive më të mëdha opozitare.