Kurti takohet me kreun e ri të KKSh-së, kjo është arsyeja

Kurti takohet me kreun e ri të KKSh-së, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Ai fillimisht e ka uruar për detyrën e re. Kryeministri Kurti ka thënë se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ka ofruar ndihmën e tij.

“Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti e ka konfirmuar se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë.

Related Articles