Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Disa të shtëna janë dëgjuar së fundi në fshatin Dumnicë të Podujevës, të cilat kanë shqetësuar banorët e zonës.
Sinjali mëson se disa fshatarë që po punonin tokën, ka njoftuar Policinë e Kosovës ku kanë deklaruar se kanë dëgjuar 2-3 të shtëna në afërsi të një tokës së një personi të cilin e kanë identifikuar me emër dhe mbiemër.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.