Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se dy zyrtarë të burgut të Gjilanit janë arrestuar dhe suspenduar nga puna.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy zyrtarët e arrestuar janë Jeton Vuniqi dhe Fidan Zubaku, njofton Sinjali.
Arrestimi dhe suspendimi i tyre ka ardhur pas dyshimeve për korrupsion që rëndojnë mbi ta.