“Qysh vitin e kaluar i kishte thënë klientit tim se unë kam me arrestu atë njeri”, thotë avokati Besnik Berisha për prokurorin Rasim Maloku, i cili sipas tij mori udhëzime nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për ta arrestuar.
“Këlyshi i pushtetit”, siç i referohet Berisha, përkundër urdhër-arrestit kishte urdhëruar policinë kundërligjshëm që t’ia konfiskojnë revloën e tij të pajisur me dy leje.
Ndër tjera, avokati shpalosi edhe disa detaje të reja për prokurorin Rasim Maloku, për të cilin tha se përveçse është vetë shantazhues edhe është shantazhuar me video të prostitutave në Shtërpcë.
“I kam thanë, ti bën pare me sekserizëm. Në seancën dëgjimore, në momentin kur e kam pa që e ka vu në lajthim jo vetëm Gjykatën e Ferizajt, por e ka vu në lajthim edhe Gjykatën e Pejës, unë e kam qujtur gjithçka. I kam thënë që ti mbahesh si njeri objektiv, ti në fakt je i shantazhuar dhe shantazhues. Ty të kanë shantazhuar Rasim Maloku me video të prostitutave në Shtërpcë”, deklaroi Berisha.
“Ditën kur tipi i Rasimit e i Albulenës më kapin mua duke kryer vepër penale, unë nuk e pres me më arrestu, e me më gjyku ai, por unë i them lamtumirë jetës, se s’kam çka dalë në çarshi”, shtoi avokati, Besnik Berisha.