Bërnabiq: Në Tiranë diskutuan edhe për Procesin e Berlinit

Bërnabiq: Në Tiranë diskutuan edhe për Procesin e Berlinit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për bisedimet që janë zhvilluar sot në Tiranë në takimin informal në kuadër të Procesit të Berlinit, në drejtim të homologut të saj shqiptar, Edi Ramës.

Ajo ka thënë se ata kanë diskutuar për iniciativat që ekzistojnë në kuadër të Ballkanit të Hapur, si dhe për samitin që do të organizohet për Procesin e Berlinit.

”Sapo po përfundoj vizitën time në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Për të biseduar, kishim dy tema, njëra sigurisht që është Ballkani i Hapur, por edhe samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nga Shqipëria në tetor të këtij viti”.

“Për momentin Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë samit dhe se çfarë mund të bëjmë shtesë pas samitit të fundit që ishte në Berlin. Diskutuam edhe për iniciativat që kemi në kuadër të Ballkanit të Hapur që janë mjaft komplementare me Samitin e Procesit të Berlinit”, tha Bërnabiq, sipas Tanjug.

Në takimin informal nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai ishte në simpoziumin SYM në Kretë të Greqisë, ku zhvilloi një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Related Articles