Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës në Kamenicë

 Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës në Kamenicë

Zyrtari i Policisë së Kosovës në stacionin policor të Kamenicës, Adem Syla, është ndarë nga jeta të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Ai u shpreh i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.

“Një burrë i vendosur me karakteristika të veçanta, mburrem që të pata koleg”.

Related Articles