Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e 11 korrikut në fshatin Turjakë të Pejës, la të lënduar rëndë një 16-vjeçare.
E mitura ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ajo nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë mbrëmjen e shkuar.
Sinjali mëson se viktima është Shkurte Gashi.
Sipas burimeve, e nderja ishte duke drejtuar një traktor në momentin kritik të aksidentit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.