Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kur Hysen Durmishi flet për tendera që ua ka dhënë dostave të tij për rrugën Prishtinë-Podujevë, thotë se a duhet t’ua ndalojë punën atyre vetëm pse ai është bërë zëvendësministër.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Durmishi e ka mirë dhe se për atë e kanë dostat atë.
Ai ka ironizuar duke ju drejtuar me “Zdravo, patriota t’pakorruptum”.
Postimi i tij i plotë:
Hysen Durmishi kur flet për tendera 8 milionë euro që ua ka dhënë dostave në rrugën Prishtinë-Podujevë thotë: “E tash a me iu ndalu gjithë atyre kompanive me u shu ato kompani dhe mos me punu në ndërtim të rrugëve vetëm pse unë jam bo zëvendësministër, por kjo është e padrejtë!”
Po valla Hysen mirë e ki. Për çka t’kanë dostat ty, qy!
Zdravo, patriota t’pakorruptum bre!