Pesë shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Greqi.
Lidhur me rastin tragjik janë dhënë detaje shtesë.
Sipas mediave greke, viktimat janë pesë meshkuj, katër prej të cilëve të moshës 55, 50, 19, në mesin e tyre është edhe një 16 vjeçar, derisa nuk ka ende të dhëna rreth viktimës së pestë.
Thuhet se ata ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.
Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas direkt me një kamion.
I lënduar lehtë nga ky aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit.