Të martën në Ferizaj është arrestuar një person pasi që dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.