Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji gusht do të nisë zbatimin e masave ndëshkuese për lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar për nivelin e zërit të muzikës.
“Sot u mbajt takim i frytshëm në mes Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të #Kryeqytetit dhe anëtarëve të Shoqatës së Gastronomëve, ku kanë diskutuar për zbatimin sa më të lehtë dhe të mirë të rregullores për ndotjen akustike.”