Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, është pritur në selinë e NATO-së nga sekretari i përgjithshëm i kësa aleance, Jens Stoltenberg.
Në adresimin para takimit, Vuçiq ka thënë se ndjehet i shqetësuar për situatën në tërë Kosovën.
“Jam i shqetësuar për tërë situatën, jo vetëm në veri. Kjo vizitë është me rëndësi sepse ka shumë çështje të sigurisë, jo vetëm politike. E përmendet situatën në veri të Kosovës për të cilën besojmë se është shkaktuar nga qasja e papërgjegjshme e autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka kërkuar nga Stoltenberg shtim të sigurisë për qytetarët serbë, derisa ka thënë se Beogradi zyrtar është i interesuar për stabilitet.
“Ne duam ta ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe ta ruajmë marrëveshjen me KFOR-in të bazuar në sinqeritet dhe besim midis NATO-së dhe Serbisë”.