Një pushues 41-vjeçar, nga Kosova raportohet se ka rrezikuar të mbytet në bregdetin e Shëngjinit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 dhe pushuesi është transportuar menjëherë në spital nga ambulanca pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët në bregdet, raporton TopChannel.
Pushuesi po merr trajtimin e nevojshëm në spitalin e Lezhës, dhe gjendja e tij shëndetësore është drejt normalizimit.