Pëllumb Bajqinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Pëllumb Bajqinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Related Articles