Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar rrënimin e disa shtëpizave në mënyrë që të krijojë një hapësirë të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, e më pas do të vazhdohet me implementimin e projektit të madh për këtë zonë.
Florian Dushi, drejtori i Inspekcionit, tha se tregu do të zhvendoset përkohësisht në këtë hapësirë, ku do të jetë deri në realizimin e projektit për tregun e gjelbër.
Ai ka shtuar se tregu i ri do të ketë një ambient të përshtatshëm për tregtarët dhe qytetarët në kryeqytet, prandaj deri në realizimin e atyre hapësirave, tregu do të funksionojë në këtë hapësirë.