Një person është rrahur brutalisht nga disa persona brenda një kafeneje.
Në pamjet e publikuara shihet pronari i një diskoteke në Kamenicë duke pirë kafe me disa persona gjatë momentit kur atij i afrohen sulmuesit, të cilët e rrahin pa ndalë. Viktima, siç mëson Insajderi, është biznesmeni, Alban Klaiqi.
Nga pamjet shihen edhe dy femra, njëra prej tyre tenton ta ndalojë situatën por kot. Viktima shihet i shtrirë për toke e i gjakosur.
Tek atëherë vërehen personat që po e shoqëronin duke “i ndihmuar”. Teksa sulmuesit lëshojnë lokalin.