Ky është 20-vjeçari që u mbyt në plazhin e Velipojës

Ky është 20-vjeçari që u mbyt në plazhin e Velipojës

I riu që ndërroi jetë këtë të martë në plazhin e Velipojës, mësohet se është Arlind Sylia.

Sipas policisë 20 vjeçari, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin rreth orës 10:25, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë por 20-vjeçari nuk ka arritur që të shpetojë.

Policia nënvizon se dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Related Articles