Aksion në Graçanicë për borxhlinjtë e shërbimeve të ujit, do të asistojë edhe Policia

Aksion në Graçanicë për borxhlinjtë e shërbimeve të ujit, do të asistojë edhe Policia

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të zhvillojë aksion të shkyçjes në Graçanicë ku në fokus do të jenë konsumatorët me borxhe të mëdha.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, duke u theksuar se ka kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri të konsumatorët.

“Ua kujtojmë që borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, theksohet në njoftim.

Aksioni do të fillojë në orën 10:00 në Graçanicë ku do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Related Articles