Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënime, të martën.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, ka shkruar Guerot, mbi postimin e Barbano.
Serbët e Kosovës vitin e kaluar ishin larguar nga institucionet, madje policët serbë në mënyrë demostrative kishin larguar uniformat.
Por jo të gjithë i janë bindur thirrjeve të Listës Serbe për bojkot të institucioneve.