Bashkëpunëtori i Adem Demaçit, Selatin Novosella, ka treguar se një kohë Demaçi, të ardhura personale i ka pasur 90 euro pension.
Të njëjtën presion thotë që e kanë marrë edhe të moshuarit tjerë.
Ai tregon se ia ka dërguar një letër presidentit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu, kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kur ishte kryeparlamentar.
Presidencës i kishte kërkuar ta shpallte Demaçin hero kombëtar, Qeverisë t’ia jepte një pension të dinjitetshëm, ndërkaq kryeparlamentarit që ta shpall si deputet nderi.
Novosella thotë në Pressing të T7, se nuk pretendon se ky akt është bërë shkak që Demaçi ta merrte titullin, po ashtu edhe pensionin e dinjitetshëm.
”Në ndërkohë ju dha titulli hero i Kosovës, dhe me vendimin e Qeverisë i ndahen pensioni kombëtar në vlerë sa ka kryeministri që i rritet rroga. Ka pas shoferin e vet, veturën e vet”, ka thënë ai.