Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është tërhequr në Veri pas marrëveshjes me Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë rreth komunave, ndërsa numri i policëve të tërhequr do të jetë sipas marrëveshjes.
“As nuk ka tërheqje, kur Policia është atje, cila tërheqje. EULEX’i nuk ka kurfarë kompetence ekzekutive”, ka thënë ndër tjerash Bajqinovci, në T7.
Po ashtu ka thënë se mund të shkaktohet ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, por refuzon kategorikisht idenë që Qeveria Kurti është tërhequr nga politikat rreth Veriut të Kosovës.
Gjatë intervistës, Bajqinovci ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit vazhdon të gëzojë besueshmëri e kënaqshmëri të lartë qytetare.
Këtë ai e konsideron si punë të mirë të Qeverisë së Kosovës e cila drejtohet nga Albin Kurti.