Me disa gjëra e mbushim makinën larëse çdo ditë, ndërsa për disa harrojmë që do të duhej larë
Kryesisht ne lajmë peshqirë, sutjena, kapele, ndërsa disa gjëra – jastëkët e divanit, perdet e dushit, jorganët bien lehtësisht në kategorinë “kurrë”.
Shihni listën e asaj që duhet të lani pas një dite veshjeje ose përdorimi, çfarë pas një jave, dhe çfarë të paktën çdo tre muaj, transmeton Telegrafi.
Pas një dite
▪ Brekët
▪ Kanotierat
▪ Bluzat
▪ Leckat e kuzhinës
▪ Peshqirët e kuzhinës
▪ Dorezat, etj. për larjen e trupit.
Pas tri ditësh
▪ Pizhamet
▪ Peshqirët e banjës
▪ Sutjenat
▪ Fundet
▪ Pulovrat
▪ Xhinset
▪ Çantat e pëlhurës/lirit
Pas një jave
▪ Çarçafët
▪ Tepihët e banjës
Pas një muaji
▪ Kapelat, shallet dhe dorezat
▪ Bade-manteli
▪ Mbulesa mbrojtëse e dyshekut
▪ Jastëkët (ose mbulesat për to) e divanit
▪ Batanijet e divanit
Çdo 3 muaj
▪ Perde dushi plastike
▪ Mbulesë dekorative divani
▪ Veshje të jashtme (xhaketa, pallto)
Çdo 6 muaj
▪ Jastëkët
▪ Jorganët